Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Më tej, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut, teksa nuk dha detaje për gjendjen e të lënduarit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.