Një person është goditur për vdekje nga vetura në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 20:35.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.
“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.