×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Një kontingjent i FSK-së arrin në Shqipëri për ta kërkuar një shtetas të Kosovës që ra në lumin Buna

    Reporteri
    22 Dhjetor 2023 | 20:24

    Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që është zhdukur në lumin Buna.

    Kjo është bërë me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.

    “Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontingjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.

     

     

    Një qytetar nga Kosova bie në lumin Buna, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!