×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Një kosovar vdes në vendin e punës në Austri

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 10:13

    Raportohet se një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili jetonte dhe vepronte në Austri, ka vdekur në vendin e punes, pasi ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike të një ndërtese, ndërsa pastronte një fasadë në Arbing (Distrikti Perg).

    Thuhet se viktima është një shtetas 35-vjeçar kosovar nga Linzi që po pastronte fasadën e një pallati në Arbing rreth orës 13:00.

    Kolegu i tij po pastronte një mur në pjesën e përparme të ndërtesës kur papritmas dëgjoi britmën e 35-vjeçarit.

    “Viktima me sa duket u goditi linjën e energjisë me tension të lartë aty pranë ndërsa pastronte fasadën e pallatit”, shprehet kolegu i tij i punës.

    Sipas tij, Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës mjekësore u njoftuan nga kolegu, një shtetas irakian 34-vjeçar nga Distrikti Perg, mirëpo arriten shumë vonë.

    Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mjekësore fillimisht kryen CPR, por paramedikët përfundimisht vertetuan se nuk ka më shenja jete kosovari. /Albinfo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!