Në rrugën “Gazmend Zajmi”, ndryshe e njohur si rruga e Dubrovnikut në Prishtinë, një shtyllë elektrike është kapluar nga zjarri.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi. Krasniqi ka thënë se policia, zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it tashmë janë në vendin e ngjarjes.
Ai ka bërë të ditur se në këtë pjesë të qytetit për momentin është ndalur rryma.
“Në rrugën ”Gazmend Zajmi” është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje. Janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it. Rryma në atë pjesë është ndalur, të lënduar nuk ka”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.