×
  • Lajme
  • Lajme

    Një liqen i ri i shtohet Kosovës, pamjet janë të mrekullueshme

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 10:38

    Një liqen i është shtuar Republikës së Kosovës.


    Bëhet fjalë për liqenin e Jezerit i cili gjendet në Kaçanik, konkretisht mes fshatit Strazhë dhe Ivajë.

    Sipas shpjegimeve të banorëve, ky liqe natyral krijohet prej të reshurave dhe borës dhe nga një burim i vogël që buron aty rrëzë  malit por ky burim nuk ka mundësi ta mbush luginën me ujë të bollshëm prandaj prej muajit maj fillon të thahet deri në tërësi.

    Kujtojmë se Kosova po përballet me thatësi të madhe, ku për pasojë niveli i ujit ka rënë dukshëm në liqene.

    As liqeni i Batllavës e as ai i Badovcit nuk e kanë më pamjen e bukur që e kanë pasë, e kjo si pasojë e mungesës së të reshururave.

    Më poshtë, disa foto të realizuara nga Visar Loku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!