Një nga mësuesit në shkollën “Viertola” ku dhe ndodhi sulmi të martën e kaluar, bëri që 12-vjeçari të largohej nga vendi pasi veçse kishte goditur tre nxënës të moshës së tij, përcjell Reporteri.net.
Mediat finlandeze raportojnë se një mësues rastisi aty, dhe duke i folur 12-vjeçarit e kishte bindur atë që të largohej nga aty.
“Veprimi ka qenë shembullor në kuptimin që veprimet e të dyshuarit janë ndikuar në atë situatë”, tha Marko Särkkä, komisioner për krimet në Departamentin e Policisë Lindore të Uusimaas.
Një djalë vdiq nga të shtënat që ndodhën të martën e kaluar në shkollën Viertola në Vantaa. Dy vajza u plagosën rëndë, e që ajo nga Kosova është në gjendje kritike.
Sipas Marko Särkä, policia është ende duke hetuar nëse viktimat janë zgjedhur rastësisht apo nëse ata kanë qenë objektivat e zgjedhur nga sulmuesi.
Policia tha sot në mëngjes se sulmuesi u largua pasi doli nga shkolla me sa duket pa qëllim drejt Siltamäki në anën e Helsinkit.
Policia e arrestoi atë rreth një orë pas të shtënave.
Sipas policisë, në të shtënat djali kishte përdorur një armë që ia kishte marrë një të afërmi, pa leje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.