Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë fiks një muaj që kur mori edhe zyrtarisht detyrën si udhëheqës i ekzekutivit.
E lidhur me këtë rast, Kurti ka bërë një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku numëron vendimet që i mori kjo qeveri gjatë një mujorit të parë të punës, shkruan Reporteri.net.
Ai këto vendime i cilëson si të mira dhe të rëndësishme.
Kurti përmend uljen e pagave të zyrtarëve qeveritarë, shkarkimin e koordinatorëve, shkarkimin e bordeve të Telekomit, shfuqizimin e vendimit për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pas përfundimit të mandatit.
Ai ka përmendur edhe ndarjet e mjeteve financiare për nisma dhe projekte të ndryshme.
I pari i Qeverisë ka thënë po ashtu se Qeveria që ai e udhëheqë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe.
Ky është postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/818491395317413/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARATTIxCAj-mzCWULauDMAxBZVZpG_qfozfYBmJbwcFcchy4KoKBFFST2mKXp8_fBP5eR1VwqjpHrLy2xK9WeaY1eKQr9ej53YzxOCQ02oUlwGhTf18ZefGUyU8SwLHS9bJvyMUwOKNtfte53wrSwF3tJyoTZKV_AtEgzzZjhGGO7BNl1c5k9GVWW7hMZ5oB2qdd8Fh2YbkcZYK5RVJ-tRjY3mdiglwBwRxhhudekbMeRCkh6SFc2Xi069y9cTTzh-3e8hm4z3DaRtmuPN7mxqRxXMpg_LYZSHy5VHIZPMc-8K6OKrqIIZ_AfWn5nSF__EChnJroSyYRuwIP–On4Ms&__tn__=-R
/Reporteri/