×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj 10 personave për krim të organizuar

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 16:36

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj dhjetë të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N për veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B,R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.

    Gjykata vlerëson se masa e paraburgimit është e nevojshme për të shmangur arratisjen.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të lihen në liri, të njëjtit mund të arratisen dhe prezenca e tyre gjatë procedurës paraprake do të ishte e vështirë të arrihet, po ashtu të pandehurit mund t`i shmangen ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, të pandehurit mund edhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar eventualisht në bashkëkryerës të veprës penale si dhe në dëshmitarë.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!