×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj ngasësit që dyshohet se goditi dy të miturit në Pejë

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 19:53
    Foto ilustrim

    Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh shoferit, i cili dyshohet se të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Dorjan Juniku.

    Ndryshe, gjatë ditës zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se i njëjti është recidivist i disa veprave penale.

    “Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, kishte konfirmuar Nikçi.

    Ndryshe, njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!