Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Hysri Selimi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale Spiunazhi.
Sipas arsyetimit të Gjykatës, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale.
Selimi u arrestua dje, në një aksion të përbashkët të Policisë, Prokurorisë dhe AKI-së.
Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.
Gjithashtu, Gjykata ka konsideruar se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.
I arrestuari për spiunazh ishte gjykuar për terrorizëm, kishte qenë pjesë e ISIS-it