Gjykata Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve për përdhunim të një 15-vjeçareje.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. Sh. dhe Q. P.
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë dhunuar të miturën 15 vjeçare, ndonëse e kanë ditur se e njëjta është e mitur, shkruan lajmi.net.
Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Pasi që hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale lëndore ndaj të pandehurve, Gjykata ka ardhur në përfundim se të njëjtit po të gjenden në liri, mund të ndikojnë në njëri-tjetrin, por edhe në të dëmtuarën e mitur, duke vështirësuar ndriçimin e plotë të gjendjes faktike. Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që është marr për bazë edhe pesha e veprës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.