×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për prizrenasin që falsifikonte diploma

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 15:55

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.06.2021., ndaj të pandehurit H.M.


    Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: falsifikimi i dokumenteve.

    “I pandehuri H.M., në periudhën kohore Janar – Mars të vitit 2021, në Malishevë, pikërisht në agjencinë e tij, i njëjti përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit dhe atë 23 diploma të lëshuara në emër të personave të ndryshëm banor të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës për të cilat është pretenduar që janë lëshuar nga një Shkollë e mesme e lartë profesionale në Prizren, dhe të gjitha këto diploma janë përdorur gjatë aplikimit për vizë pune në shtete të BE-së, kurse personat e pajisur me këto diploma kanë paguar 350.00 – 400.00 euro për një diplomë, mirëpo pas verifikimit në librat amë të shkollës profesionale në Prizren, është konstatuar se gjithë këto diploma janë të falsifikuara dhe jo të lëshuara nga kjo shkollë”.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, dhe para Prokurorisë duhet të dëgjohen të dëmtuarit të cilët kanë blerë këto diploma, i pandehuri dhe ndonjë dëshmitar tjetër eventual.

    Gjithashtu me rastin e caktimin të paraburgimit gjyqtarja e procedurës ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, faktin që dyshohet se janë falsifikuar 23 diploma, si dhe me rastin e urdhër kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, në zyrat e agjencisë të të pandehurit janë gjetur edhe diploma tjera të dyshuara të falsifikuara.

    Nga të lartë cekurat, gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

    Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!