×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të akuzuarin që mori 17 mijë euro për sigurimin e vizës sllovene

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 12:04

    Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit H.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Mashtrimi dhe Kanosja.

    “I pandehuri H.H., nga muaji Mars e deri ne muajin Dhjetor të vitit 2022, në
    Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të
    kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë
    që duke u paraqitur se merret me rregullimin e vizave të shtetit Sllovak, arrin të e vë në
    lajthim të dëmtuarin A. ashtu që pasi i njëjti shpreh interesimin për rregullimin e vizës
    sllovake për djalin e tij, i pandehuri H.H., ne vazhdimësi i kërkon të hollat në vlera të
    ndryshme në emër të procedurave për rregullimin e vizës duke arritur kështu shumën e
    përgjithshme të të hollave ne vlerë rreth 17.000 Euro, e të cilat para i dëmtuari kohë pas
    kohe ia dërgon përmes transaksioneve bankare, por që nga ajo kohe i pandehuri as nuk e
    pajis me vizë e as nuk ia kthen të hollat, me çka me këtë veprim të dëmtuarit A.A., i ka
    shkaktuar dem të konsiderueshëm material në vlerë të përgjithshme prej 17.000
    (shtatëmbëdhjetë mijë) Euro”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

    Sipas kësaj komunikate, me datë 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2022, i pandehuri H.H., seriozisht e kanos personit tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, te dëmtuarin A.A.

    “Si rrjedhojë e mosmarrëveshjes ne lidhje me rregullimin e vizës, i pandehuri ne gjendje të acaruar përmes telefonit i dërgon te dëmtuarit një porosi me zë duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese ne gjuhen boshnjakes se “do të masakroj”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, kjo gjykatë ka marrë parasysh faktin se hetimet
    në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës
    penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të
    arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që nga koha kur dyshohet
    të ketë kryer veprën penale ka qenë i paarritshëm për Policinë.

    Po ashtu, Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e
    paraburgimit, pasi që i pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës penale të Mashtrimit
    edhe në disa raste të tjera në Republikën e Kosovës, këto fakte tregojnë vendosmërinë e
    të pandehurit për të kryer vepra penale të kësaj natyre, andaj caktimi i paraburgimit në
    këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!