×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Një muaj paraburgim për vajzën që dyshohet për vrasjen e foshnjës gjatë lindjes në Podujevës, nëna e saj lirohet në procedurë të rregullt

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 15:30

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Gj.L., e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e dyshuara gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale”, thuhet në njoftim.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, i tha Gazetës Reporteri se e arrestuara e dytë, e cila është nëna e të dyshuarës së parë, do të hetohet në procedurë të rregullt për veprën penale ‘Ndihmë në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes’.

    “E dyshuara tjetër po hetohet në procedurë të rregullt. Ndalesa prej 48 orësh ka përfunduar”, tha Ulaj për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!