Gjykata Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime të luftës kundër popullsisë civile.
“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Siç kishte bërë të ditur Policia e Kosovës të enjten, S.L., është ndalur dhe vënë në pranga gjatë një plani taktik në Leposaviq.
Ai dyshohet se në mënyrë individuale dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullatës civile’ gjatë luftës në regjionin e Gjakovës.
Policia po ashtu kishte njoftuar se në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, të dyshuarit i ishte bastisur shtëpia në Leposaviq, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës hetimore. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.