×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj pas zgjedhjeve, ende çështje diskutabile për numërim votash

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 19:23

    Të 1,806 pakot me fletëvotime të mërgatës të pranuara nga KQZ-ja më 17 tetor, Vetëvendosje këmbëngul se duhet të numërohen.


    Për këtë, kjo parti ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, pasi të dielën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka cilësuar të pabazuar kërkesën për numërim.

    Vetëvendosje e quan rast të paprecedent se si KQZ-ja dhe PZAP-ja shpërfillin vendimet e Supremes për numërimin e votave nga mërgata, megjithëse këto pako nuk përfshihen në ato, për të cilat Gjykata tashmë ka marrë një vendim, raporton ktv.

    Gjykata Supreme ka afat 72 orë për të marrë vendim rreth kësaj ankese të Vetëvendosjes.

    Ndërkaq, ankesat e vazhdueshme të subjekteve politike për numërim të votave dhe rinumërimi i shumë vendvotimeve, ka bërë që të zvarritet shpallja e rezultateve përfundimtare.

    E, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, partitë politike dhe kandidatët për deputetë, kanë afat edhe 24 orë për të bërë ankesa.

    Pas kësaj, i hapet rruga certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

    Të dielën është bërë një muaj qëkur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!