×
  • Lajme
  • Lajme

    Një nga shqiptarët e arrestuar për sulmin terrorist në Vjenë, është vetëm 16 vjeçar

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:26

    14 persona janë prangosur pas sulmit terrorist në Austri, ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.


    Ndërkohë, njëri nga autorët kryesor të sulmit, shqiptari Kujtim Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pak minuta pas sulmit.

    Reporteri.net qysh gjatë natës së mbrëmshme raportoi se dy të arrestuarit e dyshuar për sulmin e përgjakshëm në Vjenë janë nga Kosova, ndërkohë që sot në media janë publikuar edhe fotografitë dhe identiteti i të dyshuarve të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia.

    Gjithsej janë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Maqedonia e Veriut që dyshohen për përfshirje në këtë sulm.

    I dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu nga Ferizaj, vetëm 16 vjeç.

    Përpos Kadriut, si i dyshuar për përfshirje në sulmin në Vjenë është edhe një kosovar tjetër.

    Bëhet fjalë për 21 vjeçarin Arijanit Fetaj, i lindur në Reçan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.

    Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.

    Ndryshe, përkundër faktit se 14 persona u arrestuan në lidhje me këtë rast, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.

    Përpos të dyshuarve kishte edhe viktima shqiptarë në mesin e të vrarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!