×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pacient arratiset nga Qendra Rehabilituese në Shtime

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 9:29

    Një infermier i Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime e ka denoncuar në Polici, një pacient si të zhdukur.


    Ai ka deklaruar në Polici se pacienti ishte larguar nga kjo qendër dhe nuk është kthyer më, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ngjarje, kanë filluar hetimet, njofton Policia e Kosovës.

    “Ankuesi mashkull kosovar, Infermier i Qendrës Integruese, ka raportuar se pacienti i tyre mashkull kosovar, është larguar nga Qendra dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thekson raporti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!