Një paciente me simptoma të helmimit është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.
Pacientja është e moshës 13-vjeçare. Ajo është referuar për në spitalin e Pejës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Po një vajze e lindur në vitin 2008 i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës”, ka thënë Ramosaj për Reporteri.net.
Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha ka konfirmuar se deri në këto momente janë 55 pacientë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.