Një 73-vjeçare nga Komuna e Pejës është në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e koronavirusit.Ajo është në kujdes intensiv dhe ka rreth një muaj që është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, në fillim për shkak të problemeve të tjera shëndetësore, raporton KOHA.Doktorët thonë se ditët e fundit ka filluar t’i rëndohet gjendja.
Por, infektologu Sali Ahmeti tregon se nuk e dinë ende se si 73-vjeçarja është infektuar me koronavirus.
Përderisa në këtë klinikë janë 43 pacientë të shtrirë, 6 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Sipas zyrtarëve të Klinikës Infektive, 4 nga 6 personat e shëruar në Kosovë, janë liruar këtë të mërkurë.
Kurse, gjatë ditës, me Covid-19 janë diagnostikuar edhe dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues dhe të njëjtit janë liruar nga detyra për t’u vendosur në vetëkarantinë.
Ky institucion i ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.
Që nga rasti i parë pozitiv me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 100.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.