Albini Kurti erdhi disa minuta më herët në objektin e Kuvendit të Kosovës. Hashim Thaçi ishte në zyrën e tij në po të njejtin objekt. Mes të dyve kishte arritur ora e madhe. Do të takoheshin bashkë, zyrtarisht, pas një kohe të gjatë të replikave e akuyave të rënda në distancë, shkruan Reporteri.net.
Në këtë takim historik, fytyrat e të dyve dukeshin pak në siklet. Kurti arriti me kohë në takim. Erdhi nga një kat më lartë ku ka zyrën Grupi Parlamentar. Pasi hyri në zyrën e presidentit, mediat u futën në sallë pas 1 minuti.
Të dytë ishin ulur dhe serioz në dukje. Thaçi shoqrohej nga këshilltari i tij Ismail Syla dhe drejtori i Zyrës Ligjore, Besim Kajtazi.
Kurti ndërkaq nga sekretari për marrëdhënie me jashtë dhe një ekspert ligjor. Mediat ju kërkuan një shtregim duarsh por ata nuk u përgjigjën pozitivisht.
Pasi mediat u nxorën jashtë sallës ato u vendosen jashtë objektit. Pas gati 5-7 minutave Kurti del nga takimi dhe deklaron se nuk është ende mandatar. Ishin marrë vesh me presidentin që VV në ditët në vazhdim të dërgojë propozimin për kryeministër.
Ndërkohë që takimi këtu përfundoi shpejt, LDK po mbante takime me strukturat e veta drejtuese.
Ata u befasuan sot sërish nga një video e Kurtit, përmes së cilës publikon emrat e ministrave të tij dhe pret nga LDK-ja të publikojë edhe ajo të vetet. Marrëveshje për qeveri ende nuk ka. /Reporteri.net/.