×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë, një person bëhet për spital

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 21:24

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosova në orët e mbrëmjes të së hënës.


    Një veturë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e rëndë për Reporteri.net

    Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Reporteri.net se një person është lënduar dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

    “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar video nga ky aksident i rëndë ku vetura ka ngelur me katër rrota nga qielli.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!