×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person bie në humnerë në rrugën Gjakovë-Prishtinë, pjesëtarët e FSK-së i shpëtojnë jetën

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 11:01

    Sot, rreth orës 06:40, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.


    Sipas njoftimit për media, falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës.

    “Intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

    Ndër të tjera sipas njoftimit FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!