Një person dyshohet se ka therrur veten me thikë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:30 është raportuar për një person të vetlënduar me mjet të mprehtë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”, tha Borovci.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët i kanë ofruar ndihmën mjekësore për ta dërguar më pas në QKUK./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.