Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reoporteri.net se viktima është gjetur i vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.