×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person i armatosur grabit para në një pompë derivatesh në Mitrovicë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 20:10

    Një vjedhje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës.

    Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net, një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosjen e armës ka grabitur një shumë të parave.

    Sipas Zahitit, deri tani nuk raportohet për të lënduar.

    “Me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore”, tha Zahiti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!