×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Një person i vë flakën dhe ia bën shkrumb e hi veturën hoxhës në Pejë, publikohen pamjet

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 9:01

    Një qytetar nga Peja, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook disa pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij që ndodhej e parkuar para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë.

    Hoxha Eroll Rexha ka deklaruar se vetura është djegur në tërësi.

    “Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera… Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera”, shkroi Rexha.

    Ai kërkon nga Policia që ta zbulojë sa më shpejt autorët e këtij akti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!