×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person i vendosur në Qendrën e Studentëve rezulton pozitiv me koronavirus, u kthye dje nga Gjermania

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 19:25

    4 raste të reja kanë kanë rezultuar pozitive me koronavius, duke çuar kështu në 28 numrin total të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.


    Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania. Bëhet fjalë për një mashkull 32 vjeç, me vendbanim në Bibaj-Ferizaj, duke shënuar kështu rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.

    Si pasojë e kësaj fshati Bibaj tashmë është izoluar.

    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se i infektuari  ka udhëtuar për në Gjermani më 12 mars gjersa në Kosovë, është kthyer dje dhe është futur në karantinë në Qendrën e Studentëve, ku ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

    32 vjeçari tashmë është duke u trajtuar në klinikën Infektive.

    Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19, 28 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!