Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Gjilan, me ç’rast është arrestuar një person.
I dyshuari sipas policisë ka kanosur nënën dhe gruan e tij.
“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.