Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se kishin marrë me forcë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll. Viktima është dërguar për tretman mjekësor . Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.