×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Një person në Prishtinë bie nga një lartësi derisa po punonte, Policia jep detaje

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 20:58

    Një burrë ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në lagjen “Prishtina e Re”.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Ahmeti tha se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve  mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!