×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 10:41

    Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish-dhëndëri i tij.

    Rasti ka ndodhur ditën e premte.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.

    I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!