Një person nga fshati Randobravë i Prizrenit, ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje fizike që ka pasur sot me një bashkëfshatar të tij, ku i dyshuari e ka sulmuar me thikë viktimën.
Policia raporton se për këtë rast ka ndaluar të dyshuarin dhe se rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës.
“Viktima e këtij rasti R.F mashkull i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshimti E.B i lindur ne vitin 1999 nga po i njëjti fshat fillimisht ka tentuar ti shmanget policisë për tu dorëzuar pas disa orëve tek organet e rendit”, thonë nga Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.