Mbrëmjen e sotme ka vdekur një person në Prizren derisa ishte duke u dërguar në spital pasi kishte rënë në kontakt me rrymën, shkruan Reporteri.net.
Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës derisa u bë e ditur se incidenti tragjik ndodhi në fshatin Reçan të Prizrenit.
“Një qytetar iu afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen. Viktima është G.G, 1981”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha po ashtu se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.
“Prokurori dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.