Ditën e djeshme rreth orës katër të mëngjesit një person raportohet të jetë plagosur aksidentalisht nga një person në një lokal, shkruan gazeta online Reporteri.net.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Xërxë, Rahovec / 04.05.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në një lokal, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.