×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Një person sulmon policët gjatë arrestimit, dërgohet në psikiatri në QKUK

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 8:45

    Një person ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë. I njëjti kishte sulmuar policët në momentin e arrestimit.

    Policët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë.

    “Prishtinë 09.06.2025-11:00. Raportohet se gjatë arrestimit të  të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!