Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga një person në Fushë-Kosovë.
Policia në raportin 24-orësh njofton se i dyshuari është arrestuar.
Siç bëhet e ditur policët kishin shkuar në banesën e tij në rrugën “Hajrullah Zymi”, për t’i tërhequr vërejtjen për zhurmë të madhe.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.