×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person tentoi të vetëvritej tek ura në Bardhosh, policia e ndalon

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 16:16

    Njësia patrulluese e autostradave të Kosovës, sot rreth orës 13 ka stopuar një tentim vetëvrasje në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit, pikërisht në urën e autostradës në fshatin Bardhosh.


    Policia ka njoftuar se njësiti patrullues kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura.

    Zyrtarët policorë: rreshteri B.B., dhe zyrtari policor Sh.D., menjëherë kanë filluar intervenimin.Në vend-ngjarje, pos të riut që ishte në tentativë që të hidhej, në shoqëri me të ishin edhe dy të mitur që e mbanin me forcë personin që të mos hidhej.

    Më pas, sipas njoftimit, policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll.

    Njësiti i autostradës ka ftuar policët e rendit nga Stacioni Policor ‘Veriu” Prishtinë që të vijnë në vend-ngjarje dhe të vazhdojnë ta trajtojnë rastin.Aty, më pas ka ardhur edhe babai i personit që kishte tentuar të hidhej nga ura.

    I riu më pas është shoqëruar për në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së dhe po ashtu policia ka njoftuar edhe Qendrën për Punë Sociale.

    Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse.

    Policia, apelon të gjithë ata që kanë informata apo janë dëshmitarë të rasteve të tilla të thërrasin në numrin 192, në mënyrë që parandalohen raste të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!