Një incident ka ndodhur te konviktet, ku po qëndrojnë të izoluar 39 qytetarë të Kosovës, të cilët kanë ardhur sot nga Stambolli.
Një prej të izoluarave është ndaluar nga Policia, meqenëse e njëjta ka tentuar të dalë jashtë ambienteve të Qendrës Studentore.
Express ka siguruar video, ku shihet dhe ndërhyrja e Policisë. Gazeta ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës rreth këtij rasti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Ndryshe, sot herët në mëngjes janë kthyer në Kosovë 39 qytetarë të ngujuar. Në mesin e të kthyerve është edhe ekipi Kombëtar i Boksit. Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se të gjithë këta do të vendosen në karantinë 14-ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Qendra e Studentëve është lëshuar dje për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.