×
  • Lajme
  • Lajme / Përleshje fizike

    Një person theret me thikë te Liqeni i Batllavës

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 21:28
    Foto nga arkivi

    Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë, përcjell Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se policia po interviston tre personat e përfshirë në këtë rast.

    “Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

    Aktualisht, sipas Ahmeti, në Stacion Policor po intervistohen tre persona të përfshirë në këtë ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!