Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Rahovec i cili dyshohet se ka mbjellur 9 bimë të llojit, Kanabis Sativa.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, shkruan Reporteri.net
Pas intervistimit, personi në fjalë është liruar në procedure të rregullt.
Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
KULTIMVIM I BIMËS SË HASHASHIT,KOKAINËS ,BIMËVE TË KANABISIT
Rahovec, 15.09.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.