×
  • Lajme
  • Lajme

    Një personi në Zubin Potok policia i gjen pushkë gjuetie dhe aparatura për prodhimin e kriptovalutave

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 12:07

    Një person në Zubin Potok është shoqëruar në stacion policor, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në pushimoren e tij i janë gjetur e konfiskuar, pushkë gjuestie e poashtu edhe pjesë për të, një palë dylbi, 6 kartela grafike dhe 14 antiminera, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me vendim të porkurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa aparaturat për prodhimin e kriptovalutave janë dërguar në terminalin doganor.

    Njoftimi i policisë:

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Zubin Potok 29.05.2024-13:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në pushimoren e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pushkë gjuetie, pjesë për pushkë gjuetie, një palë dylbi, një radiolidhje, 6 kartela grafike dhe 14 antiminera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa aparaturat për prodhimin e kriptovalutave janë dërguar në terminalin doganor.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!