Një qytetar nga Kosova i cili jeton në Gjermani ka lajmëruar në polici se i është vjedhur vetura me tagra gjermane.
Ky rast siç njofton policia ka ndodhur në rrugën “Muzafere Ramadani” në Fushë Kosovë.
Ankuesi e ka paraqitur rastin në polici, ku edhe tregon se vetura kishte targa gjermane.
“Rr. Muzafere Ramadani, Fushë Kosovë 29-30.05.2020 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën, me targa gjermane. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24-orësh. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.