×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pjesë e lagjes Thaçi në Burojë futet në Karantinë

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 14:32

    Pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin COVID-19 në Komunën e Skenderajt, si Shtab Emergjent, në takimin e mbajtur sot, ka marrë vendim që të fusin në karantinë një pjesë të lagjes “Thaçi”, ana e majtë e vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja” dhe Rr. “Man Hajdini”.


    Kështu ka bërë të ditur kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

    Ai thotë se po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Një pjesë e lagjes Thaçi në Burojë futet në Karantinë

    Pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin COVID-19 në Komunën e Skenderajt, si Shtab Emergjent, në takimin e mbajtur sot, me datë 12.04.2020, kemi marrë vendim që të fusim në karantinë një pjesë të lagjes “Thaçi”, ana e majtë e vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja” dhe Rr. “Man Hajdini”.

    Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve.

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave kontakt të të infektuarve me COVID-19.

    Edhe një herë bëjë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë nga shtëpitë e tyre.

    Bashkë do t’ia dalim!

    https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/745757292627591?__xts__%5B0%5D=68.ARBR5wsLSII6SCz48xejIZizfLDHrgVX73skR7tuFAxAcbHOI9ti4ua3960mYWHmWQDqDrK-WURDEGUFru7RJMC_fYw177ZrPfzK4VZz5ZuoZw_IEd7G2-5mDHlRWIxMIA_LJudhgR6RfkX-4dMN2OLpOZoRfJIvU2zrkRtLdw3NIXkv0uGTiMhc-cQTiOC7KcmnqoQfNqrds6d0qFyhoKexXimmwy0SeDlccUYRi092W0ANn5xrqXMw9Wum0HkZY9SBwP9h9Cnwue-VYjYd3OC56DzC9thloFf8ku_OIApy_6d7w8_cyIxHLvinvWfCdk1v54ggdThQutymaHwPvdE&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!