×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë të pijes

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 23:12

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë kanë mbetur konsumatorët e një pjese të lagjes” Ulpiana”, rruga ” Dëshmorët e Kombit” deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan.


    Sipas KRU “Prishtina” ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi do të rikthehet pas sanimit të defektit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!