Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të një problemi në rrjet, disa zona në Prishtinë janë pa furnizim me ujë.
Bëhet fjalë për zona të cilat gjenden kryesisht në lagjen Mati 1. Komuna e Prishtinës thotë se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” premton se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
Njoftim i plotë:
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se për shkak të një defekti në rrjet, disa rrugë në Prishtinë momentalisht janë pa furnizim me ujë. Zonat e prekura janë:
• Muharrem Fejza
• Holger Petersen
• Rruga “B”
• Ukshin Kovaçica
• Jakov Xoxa
• Ahmet Gashi
• Muhamet Qami dhe rrugët përreth Mati 1
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” premton se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.