Nga përleshja që ka ndodhur në aktivitetin e LDK-së në Mitrovicë është lënduar edhe një polic.
Përleshja ka ndodhur në aktivitetin e LDK-së në Mitrovicë në kohën kur partia ka organizuar zgjedhjet partiake.
Dy grupet e LDK-së, konkretisht kandidatëve për kryetar Safet Kamberi dhe Faton Peci në këtë komunë janë përleshur.
Reporteri.net ka telefonuar policinë rajonale të Mitrovicës por ata nuk e kanë hapur telefonin.
Për këtë rrahje ka folur për Reporteri.net kandidati Faton Peci i cili ka dhënë detaje pse ka ardhur deri te pëleshja.
Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.