×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Një polic pëson lëndime në Prishtinë, shoferi që i kërkoi të ndalej e goditi me veturë

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 9:31

    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka goditur me veturë një zyrtar policor.

    Siç njofton Policia e Kosovës, deri te sulmi ka ardhur pasi personi në fjalë nuk e kishte respektuar urdhrin për ndalim.

    Zyrtari policor bëhet e ditur se ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!