Një zyrtare policore në Shtime e ka gjetur në rrugë një portofol me 125 euro dhe disa dokumente personale, të cilin e ka dorëzuar në stacionin e Policisë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se portofoli tashmë i është dorëzuar pronares.
“Më 10 shkurt 2025, një zyrtare policore në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur një portofol, në të cilin ndodheshin 125 euro dhe disa dokumente personale. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares së ligjshme, E.K. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.